-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A e ndau 100 mijë euroshin me Sabianin? Ilir Shaqiri shuan kureshtjen

Kryesoret

Iliri dhe Sabiani janë dy nga personazhet me të komentuar pas dalejs nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ata u përfolën për miqësinë e fortë që treguan brenda shtëpisë, teksa thashethemet nuk kanë munguar për një sherr të mundshëm mes dyshes pas daljes nga BBV.

Para pak kohësh Sabiani tha se Iliri ka përfituar nga ai gjatë shtëpisë së BBV, ndërsa prishja e miqësisë së tyre u përforcua me dasmën e Ilirit, ku Sabiani nuk mori pjesë.

Ilir Shaqiri ka shuar kureshtjen e shqiptarëve lidhur me ndarjen e 100 mijë euroshit me Sabianin.

Ai ka deklaruar se përveç bamirësisë një pjesë e 100 mijë eurove ia ka dhuruar Sabianit, familjarëve të tij dhe bashkëshortes.

“Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat.”- tha Iliri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit