Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim këtë të enjte në Elbasan, pasi dyshohet se ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me lekë fallco.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar