-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokaina kthehet në biznes familjar, shqiptarët në prangat e policisë greke

Kryesoret

Dy shqiptarë, nënë e bir, janë arrestuar ditën e sotme në Rodos nga policia, pasi u kapën duke trafikuar kokainë.

Po ashtu është shpallur në kërkim babi, 43-vjeçar, i cili është një emër i njohur i botës së krimit në Greqi ka raportuar media greke.

Ai ka marr pjesë në trafikimin e drogës si dhe në zjarr vënien e disa bizneseve.

Përveç kësaj, në dosjen e lëndës janë përfshirë edhe katër persona të tjerë të përfshirë në tregtinë e drogës.

Në veçanti, pas një hetimi disaditor policor, u konstatua se djali 24-vjeçar i familjes, merrte dhe shpërndante te të tretët sasi droge për llogari dhe së bashku me 43-vjeçarin.

Mesditën e sotme u lokalizua një 24-vjeçar me marrjen e një pako, nga një kompani transporti, ku u konstatua kokainë me peshë 1 kilogramë e 191 gram.

Gjithashtu, tek ai u gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro. Pas kontrollit në banesën ku banonin 43-vjeçari dhe 46-vjeçari u kontrollua në prani të prokurorit kokainë me peshë 411.8 gramë, kanabis një kilogram e 597 gramë dhe shuma prej 6100 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit