Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se ndjeu “turp” nga refuzimi i vendeve më të pasura për të pritur afganët.
Deklarata u bë e ditur gjatë pranimit të çmimit prestigjoz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award”.
“Ajo çfarë ndjeva përballë hezitimit të madh dhe refuzimit të vendeve shumë më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve, ka vetëm një emër – turp”, deklaroi fillimisht Rama.
Rama u shpreh i lumtur për marrjen e çmimit, duke theksuar nderim i tillë të ndryshon jetën.
“Është një nder i madh për mua. Pas dyerve të mbyllura nuk na dëgjon askush. Ajo që ndej pak kaq shumë refuzimesh, ka vetëm një emër “nder”. Ndoshta në këtë sallë ka njerëz që pyesin pse? Pse do ta bënte Shqipëria këtë? ? Pse do e merrja unë këtë vendim?” Ndoshta, edhe në këtë sallë ka njerëz që pyesin veten “pse”, si ndodhi që një prej vendeve më të varfra të Europës ishte një ndër vendet e para që u hapi dyert njerëzve, që përpëliteshin mes jetës e vdekjes. Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, një histori respekti karshi njerëzve në nevojë, një histori e mishëruar në kushtetutën tonë të parë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Me “mik” nuk nënkuptohej thjesht ai që ftohej, por ai që të trokiste derë, se gjendej në nevojë. Në bazë të këtij kodi, trokitja në derë është vullneti i Zotit dhe ti duhet ta hapësh. Kujtdo që i bie asaj dere i duhet dhënë strehë, kujdes dhe mbrojtje”, u shpreh Rama.









