-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në selinë e OKB-së: Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë

Kryesoret

Nga selia e OKB-së në New York, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij para kryesimit të Këshillit të Sigurimit.

Ai u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë. Gjithashtu theksoi se Lufta e Rusisë në Ukrainë paraqet kërcënime në gjithë botën.

“Siç e kemi parë të gjithë, lufta e Rusisë në Ukrainë që paraqet sfida e kërcënime të shumëfishta për mbarë botën, e ka përforcuar edhe më tej këtë nevojë. Vënia përpara përgjegjësisë për krimet, për shkeljet masive, përshi llogaridhënien e individëve në kuadër të së drejtës penale, është kyçe për të rivendosur  besimin e publikut tek drejtësia dhe te institucionet e sigurisë përfshirë Këshillin e Sigurimit dhe për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe një paqe të qëndrueshme.

Siç e dimë të gjithë çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive të bashkësisë ndërkombëtare për të zmbrapsur aktet e agresionit. Objektivat e sotme në debat janë të trefishta.

Së pari, të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtete dhe ato që veprojnë për llogari të tyre për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Së dyti, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies jo vetëm në nivel shtetëror, por po kështu në atë rajonal dhe ndërkombëtar.

Së treti, ta orientojmë vëmendjen tek viktimat, të përcaktojmë të vërtetën për krimet ndërkombëtare dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare është thelbësore për të vënë në vend të drejtat dhe dinjitetin e viktimave dhe të afërmve të tyre. Është po kështu kritike për të çuar më përpara paqen dhe pajtimin”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit