Në shtetin fqinjë, Greqinë është konstatuar rasti i parë me linë e majmunëve.
Një 61-vjeçar është paraqitur në spitalin e Selanikut me simptomat e lisë së majmunit.
Ai mësohet se ka udhëtuar nga Stambolli drejt Selanikut ditën e djeshme. Ndërkohë që ai nuk ka simptoma të tjera përveç të lëkurës.
Mediat greke shkruaj se ai ishte me origjinë nga Maroku dhe është izoluar në spitalin “Papageorgiou” deri në daljen e rezultateve të ekzaminimeve që i është nënshtruar.