-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rivalët ndajnë pikët në Nations League, “buzëqesh” Shqipëria

Kryesoret

Nuk ka fitues në duelin Spanjë-Portugali. Dueli i Nations League u zhbllokua nga Alvarao Morata në pjesën e parë. Rafael Leao humbi dy mundësi të mira për kombëtaren luzitane, që evitoi humbjen falë golit të Hortës tetë minuta përpara fundit, me sulmuesin e Bragës që erdhi nga stoli.

Pa fitues u mbyll edhe përballja Izrael-Islandë, dy rivalët e Shqipërisë në Grupin 2 të Ligës B. Takimi i luajtur në Haifa përfundoi në barazim 2-2, rezultat që i intereson Shqipërisë.

Norvegjia iu fal golit të Haaland për të mposhtur minimalisht Serbinë në Beograd, teksa Suedia kaloi lehtësisht 0-2 Slloveninë. Tre pikë edhe për grekët, rivalët e Kosovës, që triumfuan 0-1 në Irlandën e Veriut.

Ndërkohë, Çekia ia doli të marrë maksimumin përballë Zvicrës, kundërshtar të cilin e mposhti 2-1. Shqipëria luan më 6 qershor në Islandë dhe katër ditë më vonë në “Air Albania” ndaj Izraelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit