-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova u ftua në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër, vjen përgjigja e Albin Kurtit

Kryesoret

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në samitin e Ballkanit të Hapur, që pritet të mbahet më 7 – 8 qershor në Ohër.

Por duket se Kurti i është përgjigjur me një “refuzim diplomatik”. Në një letër drejtuar homologut të Maqedonisë Kurti nuk ka thënë se e refuzon pjesëmarrjen, por as nuk e ka pranuar ftesën.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti ka shpjeguar edhe njëherë qëndrimin e Kosovës dhe si e sheh ai bashkëpunimin rajonal.

“Republika e Kosovës mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë dhe me qytetarët si përfitues përfundimtarë. Për këtë qëllim, ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën e Kurtit për kryeministrin maqedonas, raporton Koha.net.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit