Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se deputetët e PD-së do të jenë nesër në seancën plenare për zgjedhjen e Presidentit të ri, por do të votojnë kundër.
“Ne nuk i njohim të drejtë legjitime Edi Ramës për të propozuar presidentin e republikës duke pasur parasysh masakrën, badërdinë e madhe zgjedhore që bëri me patronazhistët, me përdorim e të gjitha segmenteve të shtetit në fushatën elektorale, Dumanëve dhe bandave dhe sasive të krimit në të katërta anët e vendit.
Ne kemi bindjen që rrugë zgjidhja do të ishte, e drejtë një president i propozuar nga opozita. Edi Rama në vend të kësaj praktike analoge që është ndjekur në Shqipëri, Rama zgjodhi lojë me kukulla dhe opozitë që mund të quhet, si shpifësirë politike e neveritshme.
I kaloi raundet me gjasme, ja po pres nga opozita, manipuloi dhe tani mbledh kryesinë për t’u komunikuar presidentin dhe për të marrë kështu 100% të pushteteve në këtë vend, si Aleksandër Lukashenko.
Rama nesër do të quhet në mbarë Europën, Aleksandër Lukashenko. Me marrjen e Presidentit, Rama shkon në pushtet absolut. Nesër në seancë do të jemi për të votuar kundër. Kemi një rezolutë që nuk pranon bojkot. Do të jemi aty për të votuar kundër” tha ai.
Por nëse Rama propozon Ardian Dvoranin? “Presidenti nuk zgjidhet këtu për ndonjë shtet të shteteve të bashkuara, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse ka një gjykatës që simbolizon korrupsionin, më shumë se kushdo tjetër që unë njoh në drejtësi është Dvorani i partisë” tha Sali Berisha.