Partia Demokratike këtë të premte do të zgjedhë sekretarin e përgjithshëm dhe dy n/kryetarët.
PD njofton se do të zhvillojë sot në orën 14:00 një mbledhje Kryesie, në të cilën pritet të miratohen kandidaturat e kryetarit Sali Berisha.
Më pas, pritet mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar kandidaturat, proces i cili do të nisë në orën 17:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike.
“Kryesia e Partise Demokratike mblidhet sot ne oren 14.00 per te miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha per Sekretar te Pergjithshem, Nenkryetarë dhe Sekretariatet e Partise Demokratike.
Me pas, mbledhja e Keshillit Kombetar per te votuar keto kandidatura do te jete ne oren 17.00 ne Seline e PD” mbyllet njoftimi i selisë blu.