-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalimi i fortë i Osman Mulës: Të vrasin dhe pshurrin, por mjaft me të qara

Kryesoret

Kompozitori Osman Mula kishte një fjalim me mesazhe të forta në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së. Ai e mori fjalën me forcë duke kërkuar që të dëgjohet zëri i cdo demokrati. Mula ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë kur tha se në Shqipëri mund të të bëjnë çdo gjë, madje sipas tij të “vrasin ose të pshurrin derën e shtëpisë për kunj”.

“Më mirë të mbarojmë 30 minuta mbrapa dhe ta dëgjojnë njerëzit. Unë nuk jam kooperativist. Njerëzit kanë nevojë të shprehen dhe të dëgjojnë njëri tjetrin. Populli është me një dorë në valixhe në Rinas për të ikur. Si mund të bësh karshillëk e të shesësh pordhe kur në çdo raport Shqipëria del sa më keq, nga dhoma amerikane e tregtisë që tha se pengohet rruga për në BE, jemi mbytur me informacione të rreme, ku nuk sheh një investim.

Nuk u ndërtua një klasë të pasurish me para të pastra. As edhe një parametër normal nuk të garanton kjo qeveri, rendi për faqe të zezë. Mund të vrasësh këdo, sido, kudo. Mund të të rrahin me gjithë gruan e vajzën në mes të ditës, mund edhe të të pshurrin në derën e shtëpisë për kunj, çmimet rriten po qeverisa rreshton sukseset nëpërmjet zëdhënësit të saj, kur populli ankohet, ai afrohet e të thotë mundohu të hash me zor. Shiheni ku jetojnë ku bëjnë pushimet dhe shkollat.

Blejnë median dhe një pjesë të opozitës. Jo kushdo ka të drejtë të kërkojë llogari se një pjesë e konsiderueshme e han bukën me turp. Mungojnë instrumentet për kërkesën e llogarisë. Këto i sheh gjithmonë në takim me të huajt. Të drejtohem ty o Ed, mos u lodh shumë me Alibeajn për Presidentin e ri se teneqe do dhurojë edhe ky, së paku sipas teje, se kështu ke thënë. Kjo kohë solli një politikë tallava, ku rrëzë murit nëpër pllaka të thyme ecën një akademik, dhe në krah të zhurmave të sirenave të policisë kalon Taulanti i Ballajve.

Kryetari i shtetit në parlament i tha opozitës se çdo gjë që do bëni, do ua prish unë, pra kërcënim, kapadaillëk. Shtetin e ka, bashkitë po, administratë, polici, arsim, të gjitha hallkat, prap s’i mjafton, fatkeqësi për opozitën. Në vend që të merremi me këtë palo-shtet, nuk duhet t’i biem njëri tjetrit.

Një pjesë nuk prononcohen se s’dinë, një pjesë s’duan se duan të luajnë me dy porta, por ne i votuam për to bëmë fushatë. Atij që i bëmë fushatë nuk na flet, tjetri kërcënon, kush i zgjedh këta njerëz që na kanë fatin e familjes në dorë, ne s’jemi parti që kemi dalë të bërë sevap. Fali institucionet, pasi na rropën, na dalin kundër.

Partia e djathtë konservatore jemi pjesa më e varfër e shoqërisë, ndërsa e majta, super e pasur. Po mirë cfarë jemi ne? Kush i zgjedh këta njerëz, që pasi na rropën na dalin kundër. Është e vërtetë se ne partia e djathtë jemi pjesa më e varfër dhe e majta super e pasur. Asnjëri prej nesh nuk e vendosim firmën në borderonë e shtetit.

Ne nuk duhet të afrojmë njerëz me zor se na lënë në baltë, por të mbështetemi te djathta. Të ngremë një Senat, një dhomë të të urtëve që krijojnë filtra dhe flasin me anëtarët larg inateve dhe thashethemeve. Duhet të fillojë puna, mjaft me të qara dhe pseudo-heronj” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit