-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj tallet me socialistët për Presidentin e ri: Çfarë do të dalë nga patatinat?

Kryesoret

Nga Agron Gjekmarkaj

Të gjithë po presim Babon  e Kombit të vijë me balonë ! Gjithë shoqëria ndihet si në lotari. Fëmijët  rrine me sytë nga patatinat, çdo të dalë.?! Në ankth të madh  hierarket e mazhorances! Ata vertisin gjuhen lart e poshtë për të thënë ndonjë llaf per Presidentin po s’dinë të uruarit. Mëk , gëk , dërr dërr !

Bëjnë sikur Babo i pyet per gjithçka po aha hiç ai. Dukja e tyre pak qesharakë e në veshtersi e argeton Babon. Të gjitha misteret e atdheut ka marrë me vete. Na ka lënë si jetim. Mileti ketu blen kostume presidenciale, panelet e darkes marrin neper gojë dynjanë për të kuptuar çfarë ka Babo në mend ?!

Avioni ulët ! Babo Babo  therret me gezim Bora teksa Kryeministri zbret çehrerënde. Të me ketë sjellë çokollatë mendon me vete pa guxuar të ngrejë zerin që Edona të mos e degjojë?!

Tao nderdyzet ta pyes të mos e pyes?!

Po tregon ai …? Gjallë në botë ! Po pse di gjë kryesia? Gjë prej gjëje nuk di. Grupi parlamentar çapitet e renkon në detin e hipotezave po cnuk. Bursa e thashethemeve rritet dhe sipas saj venger shohin njëri-jatrin. Babo gezon , Babo shton ankthin. Po e presin të gjithë që t’ ju thotë neser në ora 18 në rresht sus, asnjë të mos mungojë!

Ejani e votoni atë që po ju them unë. Sapo emri mbi tavolinë si zar të bjerë një e madhe garë do fillojë! Uaaaa, yyyy, eeee i madh eee si i ka shkuar mendja?

Është Edi Rama ai jo llafe, ka shije. E shndriti Republikën, gjerdan i vu në qafë.

Tao  mund të thotë “sipas kësulës ja gjet Fesin” ! Damo , “termet tërmet emocional”. Ministrushi Ulsi “shyqyr që nuk na e la në dore po e shndriti vetë si gjithmonë”! Tigrushi ” je gjigant , të gjithë i le me gisht në gojë” ! Elisa ” E gjete Vrana Kontin të të mbrojë kështjellen”! Mimi “eh kjo botë u shthur prapësi o dreq”! Tezja vetëm qan me ngashërim, një i tillë gëzim veç me lot shugurohet.

Ish Kryeministri Majko ” President antistres paska gjetur qerratai, kushedi sa do i kundërshtojë?!

Braçe ” e mi ,motrani e shoqeni  hajde mos u gëzoni po deshet”!

Xhafa hesht, nuk merret vesh  në mërzitet apo gëzohet shumë. Niko mendon unë  komandant e komisar Edin kam të parë, si ministër mbrojtës si do ja bëj tani ti them këtij “Komandant i Përgjithshëm”, do më thahet gjuha”!

Ditmiri që ka ënde edhe një cope malore , tund kokën me sytë përdhe ” na gëzoi shumë, kështu pritej” ! Çuçi vetëm duartroket , kjo është kohë për gjeste dhe jo për fjalë!

Krifca sa mirë “Presidenti do të jetë i pari që do lërë autograf në librin e blegtorëve dhe ai do i presë shiritin Akademisë së barinjve, sa mirë, sa mirë do gëzohen delet e dhitë”

Në këtë dalldi Babo nge sytë por ç’të shohë ! Shalsi ka rruar mjekrrën. Fytyra tepsi! Po ti ? Rashë në hall shef të gjithë thonin “se rruan Shalsi për Ramën” ndaj jo e rrova po e zhgula. Jo vetëm qimet po edhe lekurën lashë për ty.

Klosi su ndie thjesht tundi kokën por nuk u kuptua në qe miratim apo habi për ta ndarë më Fahron tinëz me pas.

Lindita në fund  pshërëtiu ” qoftë levdue Jezu Krishti” vetëm Papës të hënen do ja rrëfejë gezimin.

Klotilda buzëqesh me idilizem e mirësi  per fundin e kësaj sage dhe mendon per një bakllava. Ikonomi për ca petulla me mjaltë qe zeheri t’ju marrë të keqen.

Margeriti “duhej një President , ja e gjeti” ! Kushi ” për marshallah na e solli” ! Belinda ” më i miri i të gjitha kohrave” !

Etilda  mëndueshem puliti qerpiket  sikur një ëndërr la në mes e tha ” uaa pse su bë vetë edhe Kryeministër edhe President?!

Kryesia arriti në konkluzionin

Vetëm ai mund ta gjente një figurë të tillë! Një  hare kësodore askush tjetër nuk na e sjell dot. Duart pllaquriten plot spazëm. Ministrushëve mjekrra u pikon djersë nga mornicat e lumturisë. Ministreshave krenaria ju ndrin nurin. Sa personalitet i pavarur do të jetë ai që del në moment të fundit nga  brenda një koke e thënë vetem nga një gojë.?! Ditë të mira po vinë për demokracinë, per kushtetuten, për kohezionin politik në vend.

Amanetqari i Babos do ti prezantohet Shtetit  dhe Botes në pak orë. Lum Shqiperia ajo nuk di asgjë , sa me fat ka kush mendon për të. Babo Xhepeto po laton Pinokun e tij i cili do të nisë udhetimin e në vendin e lodrave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit