Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Stamboll. Ai është pritur nga kryetari i bashkisë Ekrem Imamoglu, me të cilin kanë folur lidhur me rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.
“Një pritje shumë e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Stambollit, z.Ekrem Imamoglu.
Stambolli është një qendër e rëndësishme botërore, me një popullsi prej gati 16 milionë banorë dhe 3 milionë vizitorë në ditë, ku përfshihet edhe komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri.
Me Stambollin, simbolin e Turqisë moderne dhe zhvillimit gjithmonë të vrullshëm ekonomik, kemi lidhje tradicionale, historike dhe kulturore shumë të forta, që duhet të bëjmë çmos t’i zhvillojmë më tej. E falenderova Kryebashkiakun Imamoglu për mbështetjen e fortë, që i jep bashkëpunimit me vendin tonë”shkruan Ilir Meta.
Lëvizja e kreut të shtetit shqiptar duket si “hakmarrje” kundër Presidentit turk, Erdogan që në 17 janar kur vizitoi Shqipërinë nuk e takoi Ilir Metën, ndërsa ky i fundit u prit sot në Stamboll nga “armiku” opozitar i të parit të Turqisë.