Anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë votuar pasditen e së premtes në seli për të zgjedhur sekretarin e ri të përgjithshëm, dy n/kryetarët dhe sekretariatet.
207 anëtarë kanë hedhur votën, mes tyre edhe Sali Berisha i buzëqeshur dhe si gjithmonë me dy gishtat lart.
Aktualisht është duke vijuar procesi i numërimit të votave, ku Flamur Noka është drejt zgjedhjes në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë më të madhe opozitare në vend.