Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se opozita nuk do ta njohë këtë proces zgjedhor dhe do të vijojë betejën deri në garantimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
“11 maji nuk ishin zgjedhje, por farsë. Nuk mund të pranojmë farsën e narko-regjimit. Do jemi në betejë çdo ditë deri sa Shqipëria të ketë zgjedhje të lira. Nuk do e njohim 11 majin.
Është antikombëtare të merresh me opozitën, ndërkohë që narkosi po qeveris me terror. Sot krimi është më i fortë se shteti. Beteja jonë është kundër krimit. Nuk ka vend në Europë që është në këtë gjendje që është Shqipëria” tha ai.









