Një nga zhvillimet gjatë mbledhjes së sotme të selisë blu është dhe shpallja të ndjerit, ish-presidentit, Bujar Nishani, Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Këshilli Kombëtar i PD-së në shenjë nderimi dhe respekti ndaj tij ka mbajtur sot një minutë heshtje.
“Miqtë e mi dje e përcollëm me dhimbje bashkërisht dhe i dhamë lamtumiren e fundit presidentit Bujar Nishani. Sot ju ftoj që në kujtim të tij, në respekt të zotit Nishani që ka qenë dhe kryetari i parë i Këshillit Kombëtar të PD, të mbajmë një minutë heshtje. Ish-Presidenti Bujar Nishani shpallet Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike”, tha Paloka.
Ish-kreu i shtetit, Nishani ndërroi jetë të shtunën e kaluar në një spital në Gjermani për hskak të një sëmundje të rëndë që kishte pas kalimit të Covid-19, po ashtu ai ditën e djeshme u dërgua në banesën e fundit.