-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri? Gjiknuri: PD, e paaftë, duroni deri pasdite për emrin e kandidatit

Kryesoret

Pasditen e sotme Edi Rama do të zyrtarizojë emrin e kandidatit për President, pas mbledhjes së Kryesisë. Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u kërkoi durim gazetarëve.

“Emri do të diskutohet sot në kryesi, është marrë opinioni edhe i deputetëve. Të gjithë emrat janë në konsideratë.

Kryesia do të marrë një vendim për propozimin. Më vonë do i kalojë grupit dhe do i nënshtrohet procesit të votimit.

Shpresojmë se do të kemi një president të zgjedhur shumë shpejt. Nuk do të ishte etike të përmendja emra.

Nuk është e thjeshtë të luash me emra, opozita nuk ishte e aftë. Mos u bëni të padurueshëm, sot pasdite pas mbledhjes së kryesisë do të mësoni edhe kandidatin, që do të jetë shumë dinjitoz, që do ta bëjë sikur duhet detyrën e presidentit” tha ai.

Referuar procesit të negociatave me opozitën, ai tha se “është një shans i humbur nga opozita, nuk kam se cfarë të them tjetër”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit