Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur kundër bojkotit të seancës së sotme të Kuvendit, ku do të votohet për presidentin e ri të propozuar nga socialistët.
Teksa Enkelejd Alibeaj u bëri thirrje deputetëve që të mos jenë sot në sallë, Salianji shprehet se bojkoti po kërkohet nga ai që u ul këmbëkryq me të zgjedhurit nga Rama.
Ai është shprehur se është papranueshme të mendosh se bojkoti po vjen në emër të popullit pasi Alibeaj u ul në një tryezë me të zgjedhurit e Ramës.
“Është naivitet vrastar dhe inat jopolitik të braktisësh institucionet nga mllefi që “nuk ju dha pazar” por u përdorën! Si mund të propozohet bojkoti, mënyrë tipike lindore kur si parti luftojmë në emër të vlerave perëndimore!
E kam paralajmëruar që në fillim të proçesit që kandidatin e kishte mbyllur Rama në zarf dhe do e nxirrte në fund siç edhe ndodhi.
Kam kërkuar me insistim që Partia Demokratike mos hynte në pazare ne tavolina jo institucionale por të ulej vetëm dhe vetëm nëse maxhoranca ilegjitime i jepte të drejtën e propozimit vetëm opozitës!” është shprehur Salianji.