-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat për Presidentin e ri, Berisha kapet me Metën: Dekret pa fuqi

Kryesoret

Grupi i Sali Berishës ishte në nisje të seancës për raundin e katërt në Kuvend dhe sapo nisi votimi për Presidentin e ri u larguan.

Jashtë Kuvendit, Sali Berisha sqaroi se përse nuk e votoi Bajram Begajn. Akuzat për figurën e tij dhe kryeministrin Edi Rama ishin të shumta dhe i lidhi me pronat e ushtrisë.

Kandidati që votohet sot nis duke shkelur kushtetutën me të dyja këmbët, pasi kandidon për President si shef shtabi. Pretendimi që dha dorëheqjen ka zero vlerë.

Kurrë nuk do të gjeni një rast kur një person kalon nga karrigia e shefit të shtabit te e presidentit, kjo mund të ndodhë vetëm në junta, puçe shteti.

Kjo është një procedurë shumë e rrezikshme për vendin, sepse i hap shtegun, që cdo shef shtabi të aspirojë që nga ajo karrige të kapë kreun e shtetit duke shfrytëzuar këtë precedent. Flitet se Rama është korruptuar me pronat në bazat e ushtrisë.

Burime të besueshme të mediave dhe politikanëve kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentet e plaçkitjes së bazave në Gjirin e Palit dhe në Sarandë” tha ai.

Ish-kryeministri tha se dekreti i Ilir Metës që firmosi nga Turqia për lirimin e Bajram Begajt si shef shtabi është i pavlefshëm. “Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit