Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se do të votojë kundër Bajram Begajt President dhe sqaroi arsyet.
“Qëndrimi i LSI-së është politik sepse i gjithë procesi duhet të ishte konsensual, kushtetues, përfshirës dhe të përfaqësonte vullnetin e të gjitha palëve.
Megjithatë nuk flasim për individin, do ta vlerësoj pozicioni dhe vlerësimet e tij. Vota e LSI do të jetë kundër.
Nuk kam rezervë për asnjë person, por diktaturën që po instalon Edi Rama” tha ajo.