-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj bojkot! “Zëri” i Berishës te “Ligjet”: Një pikëpyetje, sillni një “CV” të Begajt

Kryesoret

Komisioni i Ligjeve ka miratuar pasditen e sotme vetëm me votat e PS-së për të çuar në Kuvend emrin e kandidatit Bajram Begaj për President të Republikës. Grupi i Enkelejd Alibeajt ka bojkotuar mbledhjen sikur e paralajmëruan.

Në mbledhje ishte Oerd Bylykbashi nga Rithemelimi, Erisa Xhixho nga LSI dhe Gledis Çeliku. Bylykbashi pasi kërkoi një “CV” të detajuar dhe ngriti pikëpyetje mbi të kaluarën nëse ka punuar në ministrinë e Brendshme, përsëriti akuzën e Sali Berishës, se një ushtarak aktiv nuk mund të kandidojë.

Na mungon një CV e detajuar për kandidatin për President. Duhet të shohim për cfarë po votojnë deputetët. Plus, ka qenë pjesë edhe e ministrisë së Brendshme në një periudhë të caktuar, ka qenë apo jo, duhet të verifikohet.

Kjo ka të bëjë me atë që është vlerësimi për të votuar pro apo kundër. Në tryezë na mungon dekreti i presidentit.

A mund ta kemi? Duhet një CV e detajuar sa i përshtatshëm është për të qenë president dhe mbi të gjitha ka një parim shumë të rëndësishëm. Asnjë ushtarak nuk mund të marrë detyra drejtuese mbi administratën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit