Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook nga Turqia ku ndodhet në një vizitë zyrtare ka uruar pasardhësin e tij që u zgjodh sot në Kuvend, Bajram Begajn.
Ai i hapi rrugën Begajt nga Stambolli duke firmosur dekretin e lirimit nga detyra e shefit të shtabit. Më pas emri i tij shkoi në Kuvend dhe u votua si Presidenti i tetë i Shqipërisë.