-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, krisja e madhe Berisha-Meta dhe “deti” drejt Hagës

Kryesoret

Shqipëria zgjodhi sot Presidentin e ri, Bajram Begajn. Në datë 24 korrik ish-shefi i shtabit të FA-së do të marrë në dorëzim detyrën nga Ilir Meta. Begaj u zgjodh president i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. 83 deputetë në total morën pjesë në votim.

Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt (30 nuk ishin fare në Kuvend) dhe Sali Berishës (që u larguan sapo nisi votimi) bojkotuan procesin. Nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho nga LSI.

Presidenti i ri në raundin e katërt zgjidhej me 71 vota, por Begaj mori edhe 7 më shumë (njëra rrodhi nga opozita-lexo këtu).

E ndërsa çështja e Presidentit të ri u zgjidh, një tjetër konflikt i ri u hap, Berisha-Meta. Ish-kryeministri deklaroi se dekreti i Ilir Metës, që firmosi LIVE nga Turqia për lirimin e Bajram Begajt nga posti i shefit të FA-së dhe heqja e gradës është anti-kushtetues.

Argumenti?

Kryetari i PD-së, Berisha pretendon se dekretet e firmosura jashtë vendit nuk kanë fuqi dhe sipas tij kur kreu i shtetit del jashtë vendit, kompetencat e Presidentit të Republikës i merr kryetari i Parlamentit.

Vijmë tek dekreti i presidentit Meta. Në të drejtën kushtetuese europiane, presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë vendit.

Jashtë territorit nuk ka dekret. As në ambasadë nuk quhet. Kur je jashtë vendit, kryetari i shtetit është kryetari i parlamentit, vende të tjera nuk e kanë këtë të drejtë. Në Europë nuk lëshon dekret jashtë vendit. Po të shkosh në Amerikë Latine gjen një turli tjetër, por unë po flas për Europën” tha ai.

Taulant Balla tha se firma e Ilir Metës është marrë brenda ambienteve të konsullatës shqiptare në Stamboll, rrjedhimisht tokë shqiptare, duke legjitimuar dekretin e Presidentit. “Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë.

Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë” tha Balla.

Por nëse Sali Berisha i qëndron akuzave për dekret anti-kushtetues ku do të ankohet dhe cila do të jetë përgjigja e Ilir Metës, që e ka cilësuar më herët ish-kryeministrin si “dobësinë e tij”.

Po a ka në të vërtetë një krisje mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, apo gjithçka është retorikë? Gjithçka mbetet për t’u parë nëse Berisha do u qëndrojë akuzave dhe nëse do ta ndjekë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për dekretin që firmosi Ilir Meta në Stamboll.

Megjithatë sot Edi Rama është i qetë, pasi zgjodhi Presidentin e tij, i cili duket se mes firmave të para që do të lëshojë në korrik do të jetë ajo për dhënien e autorizimit kryeministrit për dërgimin e kufirit detar në Hagë, sikur paralajmëroi pak ditë më parë ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, që u shpreh se Edi Rama i kishte premtuar se sapo të zgjidhet presidenti i ri do të nisë procesi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit