Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tregojnë “muskujt” Vladimir Putin. Në Baltik ka mbërritur dhe “bisha” Uss Kearsarge, luftanija gjigante amfibe, e cila është ankoruar në portin e Stokholmit, ku do të marrë pjesë në stërvitjen e NATO, ku janë pjesë 16 vende.
Anija e luftës është e pajisur me 26 avionë dhe me një ekuipazh prej 2400 marinarësh dhe ushtarësh.
Ajo konsiderohet si një ndër mjetet e vëna në dispozicion nga SHBA, pas premtimit për të garantuar sigurinë përkohësisht në dy vendet nordike, të cilat kërkuan zyrtarisht për të qenë pjesë e NATO, por që hasën në veton turke.