Pas fjalës së zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka kërkuar fjalën.
Ajo u shpreh se Ahmetaj nuk trajtoi asnjë çështje lidhur me varfërinë. Menjëherë ka ndërhyrë zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, duke thënë se Çupi nuk po bën replikë, por po komunikon përtej asaj që e kërkon rregullorja.
Dhurata Çupi -Ahmetajt: Në asnjë germë tuajën nuk diskutuat për varfërinë. Unë këtu diskutova për varfërinë.
Ermonela Felaj: Kjo nuk është replikë. Ju lutem të më mirëkuptoni. Nëse ju vijoni të këmbëngulni përtej asaj që thotë rregullorja nuk ka kuptim drejtimi i seancës në vetvete. Replikën do ta respektojmë në ato raste kur duhet.