20-vjeçari Mustafa Idrizi është kapur nga policia këtë të hënë pasi është shfaqur duke torturuar një qen.
Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall më herët në kërkim është shoqëruar në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin:
-Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.