Plagosja e ndodhur këtë pasdite në Fushë-Krujë, i plagosur është djali i xhaxhait i njërit nga anëtarëve të bandës së babagjyshit, Ilir Kupës.
Megjithatë këta dy të fundit prej vitesh nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, në kërkim është shpallur autori i plagosjes dhe policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj.
Kupa është njëri ndër të dënuarit shqiptarë që u arratis me bujë nga burgu i Trikallas në Greqi në vitin 2013 duke shkaktuar tërmet në sistemin e drejtësisë në shtetin helen. Ai është i lidhur edhe me grabitjen e në qendrën tregtare në prag të vitit të ri, ku një grup personash të veshur si Babagjyshë të Vitit të Ri u futën në një argjendari duke marrë me vete sasi të mëdha floriri.









