-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mocion mosbesimi kundër Boris Johnson

Kryesoret

Kryeministri britanik, Boris Johnon, do të përballet me një mocion të brendshëm mosbesimi, me 6 qershor.

Kjo pas një sërë skandalesh, duke përfshirë një raport zyrtar për keqmenaxhimin e pandemisë.

Raporti hetimor i nëpunëses së lartë civile, Sue Grey, e ka akuzuar Johnsonin për keqmenaxhim serioz: gjatë pandemisë.

Aty shkruhej se ai kishte festuar vazhdimisht në kundërshtim me rregullat e distancimit social, dhe i kishte shpallur ato si mbledhje qeveritare

Johnson ka premtuar se do të luftojë, por nëse humbet votën, ai do të mbetet pa punë dhe një garë për ta zëvendësuar do të fillojë.

Votimi i mosbesimit u shkaktua pasi një numër në rritje ligjvënësish në Partinë Konservatore që vunë në dyshim autoritetin e Johnson pas një sërë skandalesh.

Si do të funksionojë votimi?

Sipas rregullave konservatore, nëse 15% e partisë parlamentare, që arrin në 54 deputetë, i dërgojnë letra Sir Graham Brady, kryetarit të Komitetit të Mbështetjeve Konservatore të vitit 1922, kundër liderit të tyre, atëherë kjo shkakton një votëbesim.

Johnson-it do t’i duhet më pas të fitojë mbështetjen e 180 deputetëve – gjysma e partisë parlamentare plus një – për të qëndruar në detyrë.

Megjithatë, ka pritshmëri në rritje se letra të mjaftueshme kanë mbërritur ose do të dërgohen së shpejti për një votëbesim javën e ardhshme, ose përndryshe kjo mund të ndodhë nëse konservatorët performojnë keq në dy zgjedhjet kryesore të muajit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, John Stevenson, deputeti për Carlisle, tha se ai kishte shtuar emrin e tij tek ata që shkruanin te Brady.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit