-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italiani rrëfen tmerrin që i panë sytë: Kishim 1 fëmijë në jahtin që u mbyt në Zvërnec

Kryesoret

Brenda skafit që u mbyt në brigjet shqiptare ishte edhe një fëmijë, që fatmirësisht shpëtoi për mrekulli bashkë me tre personat e tjerë që ishin në bord.

Një nga turistët italianë tregoi se ishin nisur nga Sllovenia dhe gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Skafi nuk kishte asgjë. U nisëm nga Sllovenia. Udhëtuam në gjithë Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe nuk patëm asnjë problem. Pastaj në orën 04:30 të mëngjesit ndodhi incidenti në brigjet e Shqipërisë.

Shkëmbinjtë duhen sinjalizuar, për fat të keq nuk ishin sinjalizuar dhe u goditëm. Por për fat të mirë nuk vdiqëm, vdiq varka. Ishim 4 persona, përfshirë një fëmijë”, tha turisti italian.

Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit