-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e “kyçi” në shtëpi, fieraku “bridhte” me pistoletë nëpër Tiranë

Kryesoret

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Njëri prej tyre nga Fieri ishte në arrest shtëpie, por masën e theu duke lëvizur i qetë me makina nëpër Shqipëri.

“Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Permission”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Qarkullonin me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte shkelur masën “Arrest në shtëpi”.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën “Hasan Alla”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Permission”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

-A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.   

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës” mbyllet njoftimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit