Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook ka treguar se i është drejtuar me shkresë zyrtare Drejtorisë së Ujësjellës të Kanalizimeve të Tiranës.
Ai ka kërkuar informacione lidhur me tenderat për matësa të fituar nga kompania ITS me aksioner kryesor Klodian Zoton.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Ne vazhdim te zbulimit te oktapodit te inceneratoreve!((Dokumenti)
I jam drejtuar me letër zyrtare Drejtorisë se Ujësjellësit Kanalizimeve te Tiranës ku i kërkoj informacion lidhur me tendera per matesa te fituar nga kompania ITS me aksioner kryesor Klodian Zoton e inceneratoreve.
Eshte e qarte, por po qartesohet edhe me mire se oktapodi i inceneratoreve ka shtrire kembet gjithandej ne parate publike, qe administron rilindja.
Keto do te ishin te tjera fakte renda qe lidhen me oktapodin e inceneratoreve,
pas faktit kur Bashkia e Tiranes dhe Qeveria, te cilat ne shperdorim flagrant te detyres dhe te interesit publik lane peng token shteterore dhe pronat, qe Kompania e Inceneratoreve te merrte 8 milion euro kredi nderkohe, qe ishte nen hetim nga SPAK.
Apo kur Bashkia e Tiranes mori 12 automjete per perdorim nga Kompania e Inceneratoreve te Tiranes me sebepin e pandemise, kur kjo kompani s’kishte asnje lidhje me shitjen apo dhenien me qira te automjeteve.
Shpresoj qe keta te Drejtorise se Ujesjelles Kanalizimeve te jene te sinqerte ne pergjigjen e tyre, per te miren e tyre dhe te interesit publik!