-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti tragjik në Fier, makinat copë copë

Kryesoret

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20 në aksin rrugor Levan-Tepelenë ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy shtetas, burrë edhe grua.

Nga pamjet e siguruara nga aksidenti, shihen makina të cila janë bërë copë copë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku dy automjete tip “Opel Zafira” dhe “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Policia ka bërë me dije identifikimin e viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Fier.

Njëri është Sokrat Lela, nga Mbrostari i Fierit, punonjës i FNSH, i cili ka qenë duke udhëtuar bashkë me dy persona të tjerë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit