Pas akuzave nga deputeti Flamur Noka se Bardhi nuk është figurë e përshtatshme që të përfaqësojë Elbasanin në reformën territoriale dhe zgjedhore.
Bardhi është shprehur se ata janë të komanduar nga Berisha dhe ai nuk i merr leje akujt për vendimet e tij.
“Merri leje doktorit dhe dil sqaro demokratët pse jeni bashkuar me socialistët për të bllokuar komisionin për investimet strategjike.
Pse ka nisur Berisha mesazh te deputetët e tij që të votojnë kundër komisionit. Sa i takon elektoratit unë nuk kam ardhur ndonjëherë në zyrën tënde. Ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës se më djeg anëtarësia”, tha Bardhi.