Teksa ish-kryeministri Sali Berisha po sillte në Kuvend shqetësimet e fermerëve, të cilët po flakin prodhimet e tyre, ministria e Shëndetësisë Ogerta Manesterilu ka filluar të qesh.
Pas kësaj Berisha është shprehu se ajo duhet të shkoi te Dumani se ka vjedhur me tenderët në shëndetësi.
“Tani keni nxjerrë një ligj tjetër do e sillni në parlament. Edhe qesh kjo mbrapa. Nuk qeshet zonjë. Ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë dhe të kishe shkuar te Dumanët atje ku e ke vendin sepse ke bërë tenderë sekrete në kohën e pandemisë. Nuk mund të qesh unë kur shoh ministret me diamante dhe svarovski me djersën e qytetarëve. Kapardisen me luksin sikur je në sallat e hollywoodit”, tha Berisha.