Deputeti socialist Eduard Shalsi replikoi në distancë me ish-kryeministrin Sali Berisha në seancën e sotme plenare. Ai tha se Berisha është modeli që i turpëron të gjithë, pasi e nisi si pishtar i demokracisë dhe e mbylli duke u shpallur “non grata”.
Debati në Kuvend
Lindita Nikolla i mbyll fjalën në Kuvend
Sali Berisha nuk largohet nga foltorja: Kam për të lexuar një mesazh
Lindita Nikolla: Hë me tashi, të lutem zoti Noka mos flisni nga vendi.
Berisha nuk largohet
Lindita Nikolla: Fjalën e ka zoti Shalsi.
Sali Berisha: Shalsi? Shalsi thotë vidhni me lezet (të qeshura në sallë)
Eduard Shalsi: Do të doja ta shmangia të flisja pas Sali Berishës, por e pashmangshme. Nuk është thjeshtë plakur, por nuk është rritur dhe ngritur as në nivelin e një lideri mediokër dhe në atë moshë paqja, reflektimi ngrihen në një nivel tjetër, por kur e kam parë se si është sjellë me disa prej jush është dramatike dhe është leksion i madh si nuk do të donim të plakeshim me një model që na turpëron të gjithëve. E nisi si pishtari i demokracisë dhe e përfundoi “non grata”.