-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet artistja e dashur shqiptare

Kryesoret

Ditën e sotme është ndarë nga jeta artistja e njohur shqiptare Vitore Sallaku. Ajo ishte një nga themelueset e cirkut shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ajo lindi në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” më pas vijoi studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë.

Vitore Sallaku ishte bashkëshortja e artistit të madh shqiptar, Skënder Sallaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit