-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klan blen të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Kombëtares

Kryesoret

Pas RTSH të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të kombëtares i kanë kaluar televizionit kombëtar Klan.

Të gjitha përballjet e kuqezinjve do të transmetohen në ekranin Klan për 4 vite më radhë, duke filluar prej kësaj të premteje, në sfidën me Izraelin, të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kombeve.

Televizioni ka siguruar kështu të drejtat ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të ekipit kombëtar në transmetimin tokësor.

Marrëveshja parashikon transmetimin e 40 ndeshjeve të kuqezinjve duke nisur nga sfidat e Ligës së Kombeve të edicionit aktual.

Do të transmetohen edhe ndeshjen e Ligës së Kombeve në edicionin 2022 – 2023 dhe 2024 – 2025, Kualifikueset e Europianit të 2024-ës si dhe kualifikueset për Kupën e Botës 2026, finalet e së cilës do të mbahen në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është ngjarja më e madhe sportive shqiptare dhe vjen falas në televizionin më të madh në vend, duke u mundësuar teleshikuesve që të mos humbin me asnjë ndeshje të ekipit kuqezi.

Janë të gjitha ndeshjet zyrtare dhe miqësore, që kombëtarja do të luajë në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilat do të transmetohen në High Definition, në transmetimet e platformës digjitale tokësore të Televizionit Klan, që tashmë mbulon të gjithë Shqipërinë.  

Por këto ndeshje nuk do të mund të ndiqen në sinjalin e Klan që shpërndahet nga platformat Pay Tv, as në Shqipëri e as jashtë vendit, pasi këto të drejta për Pay Tv i gëzon kompania Digitalb.

Televizioni Klan i ka blerë këto të drejta nga UEFA vetëm për transmetim tokësor pa pagesë, për t’i rikthyer emocionet e Kombëtares së futbollit në ekranin kampion të shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit