-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova nënshkruan marrëveshje me OPEC në vlerë prej 40 milionë dollarësh

Kryesoret

Ministri i Punës, Transfereve dhe Financave, Hekuran Murati dhe Drejtori Gjeneral i Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, Abdulhamid Alkhalifa kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 40 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Financave përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

“Marrëveshja në fjalë mbështetë prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik”.

“Marrëveshja me OPEC vjen si vazhdimësi e reformave të përgatitura me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financat Publike dhe Rritjen e Qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Murati, ka shprehur edhe njëherë përkushtimin drejt realizimit të Programit Qeverisës.

“Me këtë rast, Ministri Murati u shpreh se reformat e mbështetura nga ky program riafirmojnë faktin se strategjia jonë është e ngritur mbi themele të qëndrueshme fiskale dhe është në funksion të zhvillimit afatgjatë, duke konfirumar edhe njëherë përkushtimin drejt realizimit të Programit Qeverisës”.

Në njoftim tutje thuhet se është vlerësuar lart partneriteti me Qeverinë e Kosovës.

“Theksoi se programi synon të mbështesë rimëkëmbjen pas pandemisë, zhvillimin e sektorit privat, si dhe promovimin e tranzicionit në një ekonomi të gjelbër e në përputhje me objektivat e zhvillimit afatgjatë të Kosovës”.

Ndërsa, në këtë takim është premtuar që të bashkëpunojnë për realizimin e projekteve të reja.

“Ministri Murati shprehu mirënjohjen e tij ndaj Fondit OPEC për parneritetin e deritanishëm, dhe të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin në projekte të tjera zhvillimore që janë në interes të qytetarëve të Kosovës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit