“Vuçiç prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po dëshiron qymyrin e Kosovës”.
Kështu është përgjigjur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundër propozimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për këmbim të energjisë elektrike me linjit.
“Pra, në vend të territorit të Kosovës tash po kërkon qymyr nga Kosova. Por, ai duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës duhet t`i pranojë krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit në Kosovë dhe duhet të distancohet edhe nga presidenti despotik Putin përveçse nga Milloveshiçi ministër i së cilit pati qenë atëherë”, ka thënë Kurti të enjten, pas dorëzimit të disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it.
Të mërkurën, Vuçiç u shpreh se me Kosovën mund të arrin një marrëveshje sa i përket këmbimit të linjitit me energji elektrike.
“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike. Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para. Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”, pati thënë Vuçiç për gazetarët në Ohër, gjatë Samitit të Ballkanit të Hapur.
Ndryshe të enjten Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e ELUEX-it, i cili ka ndarë medalje për shërbim në Politikën e Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje për Njësinë Rezervë të Policisë së Specializuar të tij, e cila zbarkoi në Kosovë në muajin mars.
Ku nga këtu ka deklaruar se mbështetja e BE-së për Policinë e Kosovë duhet të vazhdojë të rritet.