-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NJË PËR NJË/ Nga buka, te kosi dhe uji, deputeti: Sa janë rritur çmimet

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend ka bërë një analizë të të gjitha çmimeve që janë rritur në muajt e fundit në Shqipëri. Nga veza, mielli, uji dhe gjithçka tjetër. Ai ngriti shqetësimin për familjet e varfra.

“Ju jeni Partia Socialiste, por asnjë lidhje nuk keni me socializmin, me njerëzit. Këtu në Parlament keni sjell një akt normativë që nuk bëni gjë tjetër veçse i shërben kapjes së një tjetër sektori. Akti Normativ parashikon vendosjen si garanci nga ana e shtetit të 30 milionë eurove për grosistët që importojnë produktet ushqimore për të krijuar një stok të barazvlefshëm sa për tre muaj.

Mund të më thot dikush nga ju këtu se si ndihmohet shoqëria shqiptare me këtë akt normativ?

30 milionë euro në shërbim të 2-3 kompanive që fusin 80% të produkteve ushqimore në Shqipëri. Janë 2-3 persona të cilët kanë 80% të tregut, ndërkohë 20% e tregut ndahet mes 10-12 personave të tjer.

Kjo nisëm e juaja nuk bën asgjë tjetër vetëmse me garanci shtetërore rrit biznesin e tyre. Ku përfiton qytetari këtu?

Edhe një Herë, Garancia 30 milionë euro vendoset për kompanitë që importojnë produkte ushqimore. Produkte utilitare. Jetike. Kush nga bankat e nivelit të dytë nuk është e interesuar për ti dhënë kredi këtyre biznesmenëve. Ku ëhstë rreziku i bankave këtu. Shitja e produkteve është thuajse e garantuar. Sepse siç thuhet edhe në relacionin e këtij akti normativ bëhet fjalë për një vështirësi edhe më të madhe në muajt në vijim për të gjetur treg për të blerë. Në një kohë kur shitja e produkktit është thuajse e garantuar, edhe fitimi po ashtu është i garantuar. Atëherë përse sipas jush socialistëve, nuk kanë interes bankat të japin kredi tek këta biznesmene?

Çfarë është ky fondi i garancisë që vendosni ju?!

Garanci që nëse nuk e shlyen biznesmeni kredinë, e shlyen shteti.

 A ka njeri që e vendos në dyshim se nuk do të shiten produktet ushqimore në një kohë që në tregun e gjerë sigurimi i ushqimeve do jetë më i vëhstirë. Sigurisht që jo. Madje agjentët e kredisë, besoj janë duke iu lutur se ksuh do i jap ofertën më të mirë sepse fitimin, kthimin e parave e kanë 80-100% të siguurt.

Përse ju Partia Socialiste, me fokusin tek qytetari nuk hiqni TVSH për produketet e Shportës Ushqimore, dhe ky bordi i transparencës që keni ngritur më në fund ta kryente një punë dhe të kujdesej që heqja e TVSH-së të reflektohej në çmimin final të ushqimeve. A e dini se mbi 50% e familjeve shqiptare shpenzojnë 70-80% të të ardhurave të tyre vetëm për të blerë ushqimet bazë. I dini këto statistika apo jo. Institucionet shtetërore me njerëzit eemëruar nga ju i nxjerrin këto të dhëna.

1 litër vaj nga 240 lekë ka shkuar 380 lekë

1 kg miell, nga 80-100 lek ka shkuar më i liri 130 lekë

1 pako vezë me 10 kokrra, nga nga 200 lek ka shkuar 320 lekë

1 litër qumësht, nga 140 lekë ka shkuar në 180 lekë më i liri

1 litër kos, nga 100 lek që ka qenë ka shkuar 165 lekë më i lir

1 kg djath, nga 650 që ka qenë ka shkuar në 900 lekë.

Edhe uj është rritur me 20 lek të reja.  E imagjinoni apo jo.

Nuk ju bëjnë përshtypje juve të nderuar kolegë të mazhorancës këto?  Përse u mlodhët menjëherë ju të qeverisë për të miratuar vendimin për rimbursimin e rrtjes së çmimeve për oligarkët që kryejn punë publike dhe as që denjoni të merrni një nismë për qytetarët e thjeshtë. Meqë jeni edhe Parti Socialiste.

E tha edhe Banka Botërore, në raportin e fundit se jemi të fundit në rajon për paketën e ndihmës për të përballuar krizën e çmimeve.

 Paketa që përfshin mbështetjen kundër krizës së ushqimeve në Shqipëri ishte sa 0.3% e PBB-së, ndërsa në Maqedonia e Veriut kishte paketën më të madhe antikrize me 3.6 për qind të PBB, ku një pjesë e saj 1.5 % ishte në formën e përjashtimeve nga taksat, 0.3% përfitime sociale dhe 1.9 për qind subvencione të drejtpërdrejta.

Serbia akordoi 2 % të PBB për paketën e krizës së çmimeve ku 1 për qind ishin pagesa sociale dhe 1 % përjashtime nga taksat. Kosova dha gjithashtu 0.7% të PBB-së së saj ku, 0.3 % ishin subvencione dhe 0.4% e PBB-së ishin transferta sociale.

Mali i Zi dha vetëm 0.2% të PBB-së, ku 0.1 ishin transferta sociale dhe 0.1% të PBB-së ishin subvencione. Bosnja dha 0.6% të PBB-së ku 0.1 % ishin transferta sociale dhe 0.3 ishin subvencione.

Qytetarë të dashur, në 4 muajt e parë  të këtij viti qeveria Shqiptare ka arkëtuar në buxhetin e shtetit 300 milionë lekë më shumë se viti i kaluar vetëm nga rritja e çmimeve. Si i ka fituar do thoni ju?!

Shteti i vendos taksat me përqindje. Pra po themi 20% TVSH për një produkt të caktuar. Kur një produkt kushton 100 lek, 20 lekë i merr shteti me TVSH. Por kur ky produkti që shitet vlerën e ka 200 lek, edhe shtetit i dyfishohen të ardhurat në buxhet. Kush dëmtohet? Vetëm qytetari që paguan. Por çfarë ka bërë kjo mazhorancë me ato 300 milionë euri vetëm në 4 muajt e para të këtij viti? A keni ndier ju ndonjë mbëhstetje nga shteti? Ku kanë shkuar këto 300 milionë euro?

Çmimi i Naftës

Jo më larg se dje, bordi i rritjes së çmimit pa transparencë e bëri çmimin e naftës 260 lek për litër. Rekord. Nuk kemi më asnjë të krahasuar me vendet e rajonit sigurisht ata janë shumë herë më lirë sesa ne. Por neve fal këtij bordi që ligjëron vjedhjen e shtetit në fakt por edhe të oligarkëve të hidrokarbureve bëm të mundur që tja kalonim edhe Italisë e Francës që janë shtetet  që kanë çmimin më të lartë të karburantit në BE. Në këtë mënyrë ne kemi arritur që të kemi çmimin më të lartë jo vetëm në rajon por edhe BE.

Po huazoj një shprehje që e pash dje në rrjete sociale se do të bëhemi të parët në histori që do aplikojmë turizmin e karburantit. Pra do shkojmë në vendet e rajonit si turistë për tu furnizuar me naftë.

Përse ndodh që ne kemi çmimin më të lartë?

Vërtet ka një rritje të konsiderueshme në tregun ndërkombëtar, por ne vjelim 110 lek të reja taksa të ndryshme për një litër karburant.

40 lek për litër  akcizë

3 lek për litër Takse Karboni       

27 lek për litër Takse Qarkullim

0.61 lek për litër Takse Markimi

40.275 lek për litër Tvsh 20%      

Plus marzhi fitimit të BORD Transparence 3 lek për litër

Plus kosto për Transporti 2 leke/liter      

Dhe na del neve çmimi më i lartë se në Itali, Francë apo Gjermani që kanë paga shumë herë më të larta sesa ne në Shqipëri.

Ndërkohë Kosova vetëm dy barra fiskale për karburantin. Shteti në kosov merre 36 cent për litër nga akciza dhe 23cent nga TVSH 18% që e ka më të ultë se ne që e kemi 20% TVSH.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka vetëm një taksë për kacizë 25 cent për naftën dhe një taks tjetër ekologjike të papërfillshme. Ndërkohë ka hequr TVSH 18% nga nafta deri në një moment të dytë sa të normalizohet situata.

Këto janë masat që kanë ndërmarrë kolegët e kryeministrit tonë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë lideri ynë dje kur e pyesnin për çmimin e naftës, fliste për yjet. Kjo ëhstë parëgjegjshmëri.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve që ti bashkohen thirrjeve të ndryshme për protestë që ti dalin për zot të drejtave të tyre. Të mos dëgjijnë mashtrimet e Ramës dhe propagandën e tij. Vetëm në 3 muaj ka fituar shteti 300 milionë euro më tepër vetëm nga rritja e çmimeve ndërkohë ajo që i është kthyer qytetarëve është vetëm propaganda boshe” tha Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit