Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim nga policia greke pasi ka përdhunuar një 22-vjeçare.
Prokuroria e Apelit të Selanikut ka lëshuar sot një urdhër arresti evropian për çobanin shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 22-vjeçare greke, një javë më parë në plazhin e Chalkidhikisë.
48-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili rezulton i zhdukur prej ditësh, është i dyshuari kryesor për përdhunimin e grekes, teksa autoritetet helene gjetën gjurmë nga ADN-ja e tij në trupin e vajzës.
Më pas edhe ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se ajo ishte përdhunuar nga çobani i etur!