Endri Kokona është arrestuar nga policia në Tepelenë, pasi ishte në kërkim për plagosje me thikë të një shtetasi me inciale L.I..
Ai u dënua nga gjykata e Gjirokastrës me 2 vite burg. Tashmë atij i kanë mbetur të kryejë dhe 7 muaj burg.
Njoftimi i plotë
Tepelenë
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informaconet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Endri Kokona, 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim.
Në datën 04.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. I.
Materialet në ngarkim të shtetasit Endri Kokona i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.