Një efektiv policie është dhunuar ditën e sotme në Gjirokastër. Efektivi Sokrat Muho është goditur me levë në kokë.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet dhe autori i ngjarjes.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.