-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i “Open Ballkan”, Berisha: Mesazhet ishin katastrofë! Rama, fatkeqësi njerëzore

Kryesoret

Ish-kryeministrti Sali Berisha gjatë takimit me intelektualë nga Elbasan mbasditen e kësaj të enjteje, sulmoi Samitin e “Open Balkan” të mbajtur ditën e djeshme në Ohër.

Ai theksoi se u fol për viktimat e gjenocidit sikur ata nuk ishin njerëz nga vetë kryeministri i vendit Edi Rama.

“Sot më shumë se kurrë interesi publik është në një kërcënim. Nuk di një moment tjetër që nga 91’shi që interesi kombëtar dhe interesi public të jetë rrokullisur në këtë mënyrë. Kujtoni takimin e Ohrit. Cilat ishin mesazhet? Ishin katastrofë, në një anë i dilej zot atij që nuk njeh genocidin.

Ai që nuk njeh genocidin është kriminel i gatshëm ta kryej prapë. Nuk kisha dëgjuar kurrë që një njeri të thoshte të merremi me genocidin. Duke pasur aty si padron Vuçiçin të thoshte se të merremi tani se ke vrarë këtë, ke therur atë sikur të ishin njerëzit, më falni berra dhe jo njerëz për një kasaphanë njerëzore.

Ky ishte një moment, shumë i rëndë. Nuk mund të flasësh në këtë mënyrë për viktimat e gjenocidit. Ti je një fatkeqësi njerëzore, jo kombëtare që flet në këtë mënyrë”,  tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit