-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali/ Shqiptarët do paguajnë 130 mln euro më shumë sepse Rama refuzoi donatorët

Kryesoret

Nga Ola Xama

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë të paktën 130 milionë euro më shumë për interesat e borxhit që shteti ka marrë për rindërtimin.

Ministria e Rindërtimit dhe ajo e Financave nuk morën kreditë e buta që i ofruan donatorët në Konferencën e Brukselit.

Interesat e këtyre kredive nuk i kalonin 2% dhe kostoja në buxhet për to nuk do të ishte më shumë se 60 milionë euro.

Duke zgjedhur formën e bonove të thesarit dhe eurobondit, qytetarët do të paguajnë për rindërtimin 190 milionë euro interesa, 130 milionë më shumë.

Kreditë e ofruara nga institucionet ndërkombëtare kapnin vlerën 750 milionë euro. Kaq do të mjaftonte për të paguar të gjitha projektet e rindërtimit.

Por me këto para, institucionet shqiptare do t’iu nënshtroheshin rregullave strikte të prokurimit publik dhe jo procedurave të kufizuara që zbatuan në kontratat me të cilat financuan rindërtimin.

Keqmenaxhimi i financave publike do të çojë paratë e taksapaguesve për interesa borxhi dhe jo për të zbutur çmimet e rritura të ushqimeve dhe lëndëve të para.

Për 10 vjet rresht buxheti do të paguajë 19 milionë euro për interesat e rindërtimit, nga 6 milionë euro që do të ishte fatura me kreditë e buta, të cilat kishin kriter të vetëm zbatimin e procedurave transparente të prokurimit.

“Fondet mund të auditohen nga audituesit e brendshëm, të jashtëm, nga KLSH, mund dhe do të auditohet nga donatorët”, qe shprehur Arben Ahmetaj, ministër i Shtetit për Rindërtimin.

Por donatorët nuk erdhën asnjëherë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit