Nxehet situata në Egje. Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan ka kërcënuar Greqinë që të mos armatosë ishujt e saj, në të kundërt do të përballet me pasoja. Presidenti turk i kërkoi Greqisë që të mos bëjë gabimet historike.
“Edhe njëherë i bëjmë thirrje Greqisë që të ndalojë armatosjen e ishujve që janë nën statusin civil dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Nuk po bëj shaka, e kam seriozisht.
E paralajmërojmë Greqinë si një shekull më parë që të qëndrojë larg ëndrrave dhe veprimeve që do ta bëjnë të pendohet.
Turqia nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj në Egje dhe nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime që janë të njohura nga marrëveshjet ndërkombëtare për armatosjen e ishujve” tha ai gjatë një stërvitje ushtarake në Izmir.