Policia ka vënë në pranga Mariglen Skënderajn pasi aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku humbën jetën 3 persona, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.
Skënderaj ishte drejtues i automjetit tip Opel. Ai gjithashtu mbeti i plagosur së bashku me vajzën dhe gruan e tij.
Në aksidentin tragjik ndërroi jetë punonjësi i FNSH-së, Sokrat Lelaj, bashkëshortja e tij Fatbardha Lelaj dhe nëna e saj Bylyrie Salaj.