Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar vizitën e Presidentit amerikan George W. Bush ne Shqipëri, 15 vite më parë.
“Sot 15 vjetori i vizitës historike të Presidentit George W. Bush në Shqipëri!
Miq, kjo vizite shënon momentin me kulmor në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Në këtë vizitë miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush deklaroi: “The time is now” tani është koha për Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO.
Të dy këto arritje me mbështetjen e tij dhe kombit të tij të madhe u bënë realitet.
Ndaj le t’i shprehim sot të dashur miq mirënjohjen tonë më të thellë dhe t’i urojmë jetë të gjatë mikut të madh të shqiptarëve Presidenti George W. Bush”, shkruan Berisha.