-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë i tha Begajt, a po e liron zyrën? Shefi i kabinetit te ‘5pyetjet.al’: Meta s’e ka me ngut

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Mesditën e sotme kreu i shtetit Ilir Meta zhvilloi një takim me pasardhësin e tij, Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave.

Biseda ishte private dhe detajet nuk dihen, por referuar situatës sigurisht që pjesë e tryezës ka qenë kalimi i pushtetit dhe porositë që Ilir Meta i ka dhënë ish-gjeneralit që do të ngjisë shkallët e Presidencës në 24 korrik.

Në fotot e publikuara nga kreu i shtetit ishte edhe shefi i tij i kabinetit, Edmond Panariti, por, i kontaktuar nga “5pyetjet.al” për të mësuar diçka më shumë rreth bisedës, ai theksoi se “nuk isha pjesë e takimit. Qëllova aty, pasi kisha një tjetër takim dhe bëmë një foto”.

Panariti shprehet se dy presidentët, ai në ikje dhe ai në ardhje “besoj që do të kenë biseduar për çështjet e kalimit të pushtetit”.

Më tej, ish-deputeti i LSI-së shton se “nëse presidenti i ri do të ketë nevojë, ndonjë kërkesë, jemi gati për t’ia vendosur në dispozicion”. Po nëse do ta propozonte që të vazhdonte shef kabineti? “Unë e kam mbyllur me zotin Meta”.

Presidenti i zgjedhur po bëhet gati për të marrë detyrën, po Ilir Meta a i ka nisur përgatitjet për të lënë zyrën? “Nuk ka ndonjë lëvizje, ka akoma kohë, nuk ka ngut, ka kohë, nuk ka ngut” tha Panariti te “5pyetjet.al”.

I pyetur për takimin me ish-ministrat e Jashtëm që organizoi pak ditë më parë Yuri Kim, ku ishte i pranishëm, zoti Panariti e përshkroi me nota pozitive.

Me zonjën Kim jam takuar disa herë, nuk ka pasur ngërç, por afrimitet. Ishte një darkë e këndshme me biseda spontane” tha ai.

E ndërsa me ish-ministrin nuk ka pasur ngërç nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shefin e tij, referuar tensioneve me Ilir Metën vitin e kaluar.

I pyetur në cilësinë e shefit të kabinetit, si ishte ftesa e Yuri Kim për Ilir Metën, personale apo në emër të ambasadës, Panariti u shpreh për “5pyetjet.al” se “ishte e njëjtë për të gjithë, nominalisht për të gjithë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit