-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklarata e Scholz, Rama:  ‘Open Balkan’ është njësia zbatuese e Procesit të Berlinit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar lajm të mirë deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se do të rinisë sërish procesin e Berlinit.

Nga Selaniku, Rama tha se Procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur nuk janë konkurruese dhe kundërshtuese të njëra–tjetrës, por janë nisma plotësuese, ku Procesi i Berlinin është në nivel parimor, ndërsa Ballkani i Hapur në nivel zbatues.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti kryeministër, ka patur një deklaratë së fundmi të Kancelarit gjerman Scholz i cili po viziton e po zhvillon turin në Ballkan, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, çfarë të reja priten nga kjo dhe deri kur të ndodhi ky samit do ketë zhvillime të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat presin datën 23 qershor?

Kryeministri Rama: Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur. Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit